Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj më 25 nëntor në ring me çekun, Adam Kolarik

0
189

Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, meçin e radhës në boksin profesionist do fa zhvillojë në Berlin të Gjermanisë, në mesnatën e datës 25 nëntor, ku do të përballet me 30 vjeçarin nga Çekia, Adam Kolarik.

Meçi është përcaktuar te luhet në 8 runde dhe është paralajmruar të zvillohet në ora 24:00, në Friedrichshain të Berlinit.

Xhoxhaj pret përkrahje të madhe nga shqiptarët në diasporë.

Ndërsa të gjithë adhuruesit e boksit profesionist këtë meç mund ta ndjekin përmes Televizionit Publik – RTK1.

Leave a Reply