Muharremaj: Suhareka nga sonte ka masa shtesë për mbrojtjen nga pandemia COVID -19

0
390

Nga sot Komuna e Suharekës është ranguar në zonën e kuqe nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj i cili ka thënë se nga sonte ka masa shtesë për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Sapo jam njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, për vendimin e Ministrit Armend Zemaj për masat e reja, ku ndalohet edhe lëvizja e qytetarëve nga ora 21:30 deri ora 05:00, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Ne kemi bërë thirrje shumë herë për kujdesin dhe respektimin e masave, për mbrojtjen nga ku rreziku mirëpo duket se në përgjithësi jemi
fajtor të gjithë.
Andaj ju lus që ta keni kujdesin e duhur dhe të respektoni masat e caktuara nga institucionet shëndetësore.
Ne me të gjitha kapacitetet tona jemi në gadishmëri dhe do të veprohet në përputhje me situatën e krijuar dhe në zbatim të ligjit”, ka thënë Muharremaj./04 Online

Leave a Reply