Muharremaj shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-nënkryetarit të Suharekës nga Covid-19

0
385

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar pas vdekjes së ish-nënkryetarit të kësaj komune, Rexhep Kuçit, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

“I hidhur na erdhi sot lajmi për ndarjen nga jeta, pas infektimit me COVID-19, të humanistit dhe ish-nënkryetarit të Komunës së Suharekës, z.Rexhep Kuçi. Përveç në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë”, ai pati angazhim të madh edhe në HANDIKOS, duke krijuar dhe ndërtuar një kulturë që secili aktivitet të respektonte edhe personat me nevoja të veçanta”, ka shkruar ndër të tjerash Muharremaj.

Leave a Reply