Mourinho e do yllin e Romës te Real Madridi

0
55

José Mourinho pritet të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh larg, dhe sipas raportimeve, një nga objektivat e tij të parë në merkato është mbrojtësi i krahut të Romës, braziliani Wesley.

Ish-trajneri i Interit thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, ndërsa një njoftimi zyrtar pritet pas ndeshjes së fundit të sezonit të La Ligas, pas përballjes së Real Madridit me Athletic Bilbaon.

Mourinho do të marrë drejtimin e ekipit për dy sezonet e ardhshme, shkruan “Gazeta Express”.

Duke i përcaktuar tashmë prioritetet e tij në merkato, Mourinho raportohet se është shumë i interesuar për transferimin e Wesleyt në “Bernabeu”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here