MMA, shqiptari Sopai nokauton kundërshtarin për 10 sekonda në luftë për titull

0
252

Shqiptari Bernardo Sopai të shtunën mbrëma ka shënuar një fitore spektakolare me nokaut për vetëm dhjetë sekonda, duke e mbrojtur titullin në kategorinë bantam në serinë e MMA-t, Fight Club Rush.

Sopai 22-vjeçar e rrëzoi kundërshtarin francez Julien Lopez brenda dhjetë sekondave me një të djathtë të fuqishme.

Për Sopain ishte fitorja e 10-të në MMA, karshi dy humbjeve e një barazimi. Ndërsa francezi Lopez ka pësuar humbjen e tretë karshi 5 fitoreve e një barazimi.

Nokauti i Sopait ka bërë bujë nëpër rrjete sociale.

VIDEO:

Leave a Reply