Shqiptari Bernardo Sopai të shtunën mbrëma ka shënuar një fitore spektakolare me nokaut për vetëm dhjetë sekonda, duke e mbrojtur titullin në kategorinë bantam në serinë e MMA-t, Fight Club Rush.
Sopai 22-vjeçar e rrëzoi kundërshtarin francez Julien Lopez brenda dhjetë sekondave me një të djathtë të fuqishme.
Për Sopain ishte fitorja e 10-të në MMA, karshi dy humbjeve e një barazimi. Ndërsa francezi Lopez ka pësuar humbjen e tretë karshi 5 fitoreve e një barazimi.
Nokauti i Sopait ka bërë bujë nëpër rrjete sociale.
VIDEO: