Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit

0
49

Rezultatet e fundit të Milanit kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen në Champions League për kuqezinjtë dhe kanë sjellë kaos në radhët e klubit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pronari Gerry Cardinale po mendon që të bëjë revolucion të plotë në verë nëse nuk arrihet të paktën vendi i katërt në klasifikim.

Revolucioni do të prekë të gjithë, lojtarë, staf teknik dhe drejtues, duke përfshirë edhe Igli Taren, drejtorin sportiv të kuqezinjve.

Drejtori shqiptar tha të dielën se nuk kishte asnjë sinjal nga klubi për largimin e tij, por edhe nëse ndodh kjo, duket se e ardhmja e Tares do të jetë në Itali, pasi mund të kalojë te Napoli.

Napoli nuk e ka të sigurt qëndrimin e drejtorit sportiv Giovanni Mana, i cili kërkohet me ngulm nga Roma. Kësisoj, skuadra e cila u shpall dy herë kampione në vitet e fundit në Serinë A, ka hedhur sytë nga Igli Tare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here