Messi prezantim madhështor te Inter Miami, Beckham nuk e mbajnë këmbët: Dua të fitoj!

0
231

Lionel Messi është prezantuar tek skuadra e Inter Miami. Argjentinasi ishte kryefjala në një ceremoni madhështore të organizuar nga klubi amerikan teksa sulmuesi iu dha fjalën tifozëve të pranishëm se do të bëjë maksimumin që skuadra të fitojë kampionatin. Nga ana tjetër, nuk kishte se si të mungonte këtë ceremoni edhe numri një i Inter Miami, David Beckham. Ishte pikërisht ish-futbollisti britanik ai që bindi Messin të zgjidhte kampionatin e MLS ndërsa edhe “pleshti” e falenderoj në veçanti britanikun.

“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e Miamit për këtë mirëpritje të ngrohtë. Dua t’iu falenderoj për ngrohtësinë e shfaqur, jam shumë i lumtur të jem këtu. Falenderoj pa masë Jose Mas (bashkëpronar i Inter Miami) dhe David Beckham për mikëpritjen.

E kanë bërë gjithçka të duket e lehtë, gjithçka ka qenë spektakolare për mua dha familjen time në këto ditë të para në Miami. Tani dua të fitoj në mënyrë që edhe klubi të rritet më shumë. Falenderoj edhe kolegët për mikëpritjen, jam shumë i lumtur që e zgjodha këtë qytet dhe këtë projekt. Nuk kam dyshime se do t’ia kalojmë mirë, faleminderit për këtë ditë speciale”, u shpreh Messi.

Ndërkohë, nuk mungoi edhe fjala e David Beckham i cili theksoi se është shumë krenar për faktin që Messi, por edhe Sergio Busquets zgjodhën Inter Miamin.

“10 vite më parë nisa projektin për të ndërtuar një skuadër të madhe këtu në Miami, ëndërroja që të sillja lojtarët më të mirë. Lojtarë të cilët ashtu si klubi kishin ambicie për të rritur sportin në këtë vend dhe për të frymëzuar gjeneratat e reja. Tani jam pak emocional dhe kërkoj falje, por është një ëndërr e bërë realitet që të jem këtu me Lionel Messi. Leo jemi shumë krenarë që na ke zgjedhur për hapin tënd të radhës në karrierë dhe të uroj mirëseardhjen në familje.

Gjithshtu jemi krenarë që na bashkohet edhe një mesfushor si Sergio Busquets, unik në rolin e tij. Jemi duke ndërtuar një klub shumë special dhe së bashku me fansat duam të përjetojmë momentet më të veçanta të këtij sporti.

Ashtu si ju të gjithë, edhe unë mezi pres të shoh Leon me fanellën e Inter Miamit në ndeshje, zonja dhe zotërinj, këtu nis kapitulli ynë i ri”, përfundoi Beckham, i cili edhe për shkak të emocioneve në fund për pak sa nuk u rrëzua, por ia doli të mbante ekuilibrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here