Fëmijët që vetë zgjedhin ushqimin, më pak të rrezikuar nga mbipesha

0
59

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj kur të rriten të mos kenë probleme me mbipeshën, sipas ekspertëve duhet të ushqehen me gishtërinjtë e tyre.

Po ashtu, sipas tyre, fëmijët të cilët vetë zgjedhin atë që duan ta kenë në pjatë, më pak do të jenë të rrezikuar nga mbipesha. Pos kësaj, psikologia Elen Tonsend, e cila njëherësh edhe ishte udhëheqëse këtyre studimeve ka deklaruar se fëmijët që kanë kontroll gjatë kohës së ushqimit më pak janë të rrezikuar nga mbipesha.

– Kontrolli është një element kyç, ngase atëherë fëmijët mund të zgjedhin çfarë duan të konsumojnë dhe çfarë u pëlqen. Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 92 fëmijë.