Kampioni i Kosovës në pingpong, Kreshnik Mahmuti, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian Individual, që do të mbahet në Lubjanë të Sllovenisë, nga 11 deri më 18 tetor 2026, shkruan 04 Online.
Mahmuti, pjesë e klubit KPP “Lidhja e Prizrenit”, do të garojë në njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të pingpongut evropian, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.
Njoftimi i plotë
🇽🇰 KRESHNIK MAHMUTI PËRFAQËSON REPUBLIKËN E KOSOVËS NË KAMPIONATIN EVROPIAN INDIVIDUAL LJUBLJANA 2026! 🏓
Kampioni i Kosovës në pingpong, Kreshnik Mahmuti, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian Individual – ETTU European Individual Championships Ljubljana 2026, që do të mbahet në Lubjanë të Sllovenisë me datat 11 Tetor -18 Tetor 2026.
Pjesëmarrja e Kreshnikut në këtë garë prestigjioze evropiane është një tjetër dëshmi e përkushtimit, punës dhe suksesit të tij në sportin e pingpongut, duke mbajtur lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në njërën prej garave më prestigjioze individuale të kontinentit.
Klubi ynë, KPP “Lidhja e Prizrenit”, shpreh krenarinë dhe mbështetjen e plotë për kampionin tonë, duke i uruar suksese dhe paraqitje sa më të mira në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.
💙 Suksese, Kreshnik! Suksese, Kosovë!
🇽🇰 Një flamur, një krenari, një përfaqësim 🏓🇽🇰














































