Mbledhja e dy qeverive: Përshëndetje e ngrohtë mes Albin Kurtit e Edi Ramës

0
65

Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës, Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Kryeministri Rama është pritur nga Garda e FSK-së me ceremoni të larë shtetërore.

Rama dhe Kurti kanë pasur përshëndetje të ngrohtë mes tyre.

Por duhet theksuar se Rama u vonua për disa minuta, dhe Kurti e priti jashtë derisa erdhi.

Pas përshëndetjes së zakonshme me ministrat, kabinetet qeveritare kanë hyrë në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive e ku priten të nënshkruhet disa marrëveshje.

Leave a Reply