Mbi 13 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

0
225
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë aktualisht janë 13 mijë e 473 raste aktive me COVID-19i.

Siç bënë të ditur kjo Ministri, gjatë 24 orëve të fundit 20 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar kundër covid-19.

Kurse përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe nga 6 mijë e 882 testime 368 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Numri i të shëruarve për 24 orët e fundit është 1 mijë e 382 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm është 142 mijë e 064.

Leave a Reply