Mbërrin në 20 numri i të hospitalizuarve me koronavirus në Infektivë

0
444

20 raste me koronavirus janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 14 pacientë janë në gjendje stabile, ndërkaq pesë raste në gjendje më të rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

MSH-ja bën të ditur se në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus. Vetëm të dielën janë konfirmuar 40 raste të reja. Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive në vend të jetë 313.

Leave a Reply