Gabriel Jesus zbulon arsyen pse refuzoi Flamengon: Zemra ime i përket Palmeirasit

0
47

Gabriel Jesus ka zbuluar se refuzoi ofertën e Flamengos për shkak të lidhjes së fortë me Palmeirasin, klubin ku nisi karrierën si futbollist.

Sulmuesi brazilian tregoi në një intervistë për televizionin TV Bandeirantes se, pavarësisht interesimit të Flamengos, nuk mund ta pranonte kalimin te një rival i ish-klubit të tij.

“Ata dëshironin të bisedonin me mua, por unë ua thashë me mirësjellje: ‘E vlerësoj shumë interesimin tuaj, por ashtu siç keni lojtarë që janë rritur në akademinë e Flamengos dhe dëshironi t’i riktheni, edhe unë jam produkt i akademisë së Palmeirasit’”, deklaroi Jesus.

29-vjeçari e bëri të qartë se në rast të një rikthimi në futbollin brazilian, do të luante vetëm për Palmeirasin.

“Unë jam Palmeiras. Mendja ime është te Palmeirasi. Nëse një ditë rikthehem në Brazil, jam 100 për qind për Palmeirasin”, u shpreh sulmuesi.

Ndërkohë, pas largimit nga Arsenali dhe transferimit te Barcelona, Jesus po synon të rifitojë formën dhe të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën katalanase./04 Online/