Rasmus Hojlund ka të ngjarë të përfundojë në Manchester United.
Ekipi anglez e ka gati ofertën për sulmuesin e Atalantës, teksa flitet se lojtari danez është pajtuar me kushtet e ofruara, shkruan 04 Online.
Ditët në vijim janë vendimtare, ku edhe do të kuptohet akordi ndërmjet lojtarit dhe ekipit anglez. Ndërkaq, Atalanta për lirimin e futbollistit ka kërkuar 65 – 70 milion euro./04 Online