Ronaldo: Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë

0
206

Cristiano Ronaldo foli për pritshmëritë që ka për sezonin e ri të Al Nassr, duke treguar besim se klubi saudit, i cili tani drejtohet nga Luís Castro, mund të fitojë çdo trofe të mundshëm.

“Shpresojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, por kemi një skuadër të mirë, një trajner të ri dhe lojtarë të rinj”, deklaroi CR7 nga toka japoneze, ku Al Nassr është në turne.

“Ambiciet janë të njëjta me vitin e kaluar. Ne duam të kemi një sezon të mirë dhe unë dua të fitoj disa trofe këtë vit. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi portugezi.

Duhet theksuar se klubi nga Riadi do të përballet me Paris Saint-Germain dhe Interin në Japoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here