Kolumbia e ka nisur me fitore rrugëtimin në Botërorin 2026, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit K.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Luis Diaz, i cili kontribuoi me një gol dhe një asist, duke udhëhequr kombëtaren kolumbiane drejt tri pikëve të rëndësishme, shkruan 04 Online.
Kolumbia kaloi në epërsi në minutën e 41-të me Daniel Munoz, i cili realizoi pas një asistimi të Diaz. Uzbekistani reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat nëpërmjet Abbosbek Fayzulayev në minutën e 60-të.
Megjithatë, vetëm gjashtë minuta më vonë, Luis Diaz riktheu avantazhin për kolumbianët me një përfundim të saktë pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutat shtesë, Jaminton Campaz vulosi fitoren 3-1 me një gol me kokë.
Me këtë sukses, Kolumbia merr kreun e Grupit K, ndërsa Uzbekistani largohet pa pikë, pavarësisht një paraqitjeje mjaft solide në debutimin e tij në Kupën e Botës./04 Online/















































