Irlanda dhe Kosova do të përballen të martën në Dublin në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve, por të dyja përfaqësueset do të kenë mungesa në këtë përballje.
Kapiteni i irlandezëve, Nathan Collins, nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi në gju, të pësuar në ndeshjen ndaj Austrisë. Ndërkohë, te Kosova do të mungojnë Edon Zhegrova për shkak të lëndimit dhe Veldin Hoxha, i cili është i suspenduar pas kartonit të kuq.
Përfaqësuesja e Kosovës hyn në këtë takim me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, dhe i mjafton edhe një barazim për të siguruar pozitën e dytë në grupin B3.
Përfundimi në këtë pozitë do t’i mundësonte Kosovës pjesëmarrjen në plejofin për Ligën A të Ligës së Kombeve./04 Online/















































