Djegia e stomakut dhe gastriti: Ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhen shmangur

0
35

Djegia e stomakut dhe gastriti janë ndër problemet më të shpeshta të sistemit tretës, të shkaktuara nga rritja e aciditetit dhe dobësimi i mbrojtjes së mukozës së stomakut.

Ekspertët këshillojnë konsumimin e vakteve të vogla dhe të shpeshta, duke preferuar ushqime si buka e thekur, djathi i freskët, bananet, patatet dhe karotat. Ndërkohë, duhen shmangur ushqimet acide, yndyrat shtazore, sallamet, ushqimet e skuqura dhe erëzat e forta, të cilat mund të përkeqësojnë simptomat, shkruan 04 Online.

Për lehtësimin e shqetësimeve, rekomandohen edhe disa produkte natyrale si kamomili, ekstrakti i fikusit dhe jamballi, të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe mbrojtëse për stomakun.

Po ashtu, vaji esencial i portokallit të ëmbël konsiderohet i dobishëm për sistemin tretës, pasi mund të ndihmojë në qetësimin e spazmave dhe djegies së stomakut.

Megjithatë, personat që vuajnë nga gastriti ose problemet e vazhdueshme me stomakun duhet të konsultohen me mjekun për diagnozë dhe trajtim të duhur./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here