“T’kom zemër”, puthje e përqafime mes Arlindës dhe Norës

0
21

Situata mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Arlindës dhe Norës ka qenë e tensionuar ditët e fundit ku ka pasur përplasje mes tyre.

Arlinda i ka shprehur pëlqim Norës, ndërsa kjo e fundit ia bëri të ditur asaj se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.

E prekur nga situata, bisedoi me Zojën dhe tha se nuk kishte nevojë që Nora t’i tregonte drejtpërdrejt se nuk kishte interes romantik.

Por, raporti mes tyre duket se është zbutur pasi dy banoret i kërkuan falje njëra-tjetrës.

“T’kom zemër…më fal”, dëgjohet Arlinda.

Në fund, një përqafim i ngrohtë…