Mëmësia ka ndryshuar përditshmërinë e Agnesa Vuthajt, por edhe mënyrën se si ajo e sheh veten. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, modelja dhe ish-Missi foli për jetën pas ardhjes në jetë të bebit dhe për përkushtimin ndaj këtij kapitulli të ri.
Agnesa tregoi se, pas shumë vitesh me një rutinë të sajën, tashmë vëmendja dhe koha i kushtohen tërësisht bebit. Teksa foli për këtë ndryshim, ajo veçoi ndjesinë që përjeton kur sheh veten në pasqyrë: me statusin e nënës, i pëlqen vetja edhe më shumë.
“Unë tani e kam më të freskët. Unë mbase për shumë vite kam pasur rutinën time, tani i jam përkushtuar 100% bebit. Kur shoh veten tani në pasqyrë, më pëlqen shumë më shumë vetja me statusin e nënës”, u shpreh Agnesa.
Në rrëfimin e saj, ish-Missi e përshkroi mëmësinë si një përvojë që, krahas ndryshimeve në jetën e përditshme, i ka sjellë një ndjesi më të mirë për veten. Për Agnesën, ky kapitull ka vendosur në qendër bebin dhe rolin e saj si nënë.















































