Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Brighton, vazhdon i vetëm si lider

0
118

Liverpooli është rikthyer te fitoret pas barazimit ndaj Arsenalit në Premierligë.

“Reds” triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Brighton në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.

Por, ishte një përballje e vështirë për ekipin e drejtuar nga Arne Slot, që e pa veten në disavantazh pas 14 minutave.

Ishte Kadioglu që kaloi Brightonin në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Cody Gakpo barazoi shifrat në minutën e 69-të, kurse tre minuta më pas, Salah shënoi golin e fitores.

Me këtë triumf, tani Liverpooli shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Brighton mbetet i shtati me 16 pikë të grumbulluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here