Lewandowski dëshiron të qëndrojë, por Barça i vendos kushte të reja polakut

0
194

Robert Lewandowski dhe Barcelona do të donin të vazhdonin bashkëpunimin, megjithatë duket se palët nuk po munden të dakordsohen në një pikë.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle klubi katalanas dëshiron që ta ketë polakun në skuadër edhe për sezonin tjetër, por me një ulje të pagës, gjë që nuk pranohet kurrsesi nga sulmuesi.

Xavi do të dëshironte të ndryshonte mënyrën se si luan ekipi i tij në sulm, duke synuar që në merkaton e verës të afrojë Dani Olmo-n nga RB Leipzig dhe Nico Williams nga Bilbao dhe në një situatë të tillë klubi katalanas ka menduar që Lewa-n ta mbajë vetëm duke i ulur pagën.

Në ditët në vijim agjenti i Lewandowski-t, Pino Zahavi do të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit spanjoll për të gjetur një zgjidhje, ndërsa me herët ai deklaroi se sulmuesi: “Nuk do të largohet, do të qëndrojë me 100% te Barça”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here