Ndotja e ajrit nuk është e pranishme vetëm në atmosferë.
Në fakt, ajri në shtëpi është tejet i ndotur, rreth pesë herë më shumë se ai i jashtëm. Kjo e dhënë e çuditshme vjen nga një kërkim i Epa, organizata e mbrojtjes së ambientit në SHBA.
Ka qenë pikërisht kjo iniciativë e grupit të parë të studiuesve kombëtarë, që ka bërë të ditur këtë të dhënë në lidhje me ndotjen e ambientit brenda shtëpisë, e cila është vlerësuar nga ISS.
Objektivi, ka qenë studimi i thellë i argumenteve dhe propozimi i sjelljes së duhur kundrejt shëndetit.














































