Lamtumirë Ciro Blazhevic!

0
339

Vërtetë ishte një aventurë, pasi karriera ime ka zgjatur shumë. Por kur më pyesin se cila periudhë ishte më e mira për mua, unë them se më interesantja ishte në Kosovë.

Në vitin 2004 e vizitoi Prekazin heroik!

E bashkoi popullin e Kosovës përreth Prishtinës së Fadil Vokrrit në vitin 1985!

Fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në botëror Francë 98!

Karizmatik, puntor i palodhur, motivues, njeri i thjeshtë me zemër të madhe e shpirt të pasur edhe pse i rritur në varfëri!

Për Mourinjon e Ancelotin tha: ata janë hiçi për mua, unë u nisa nga Travniku e u bëra kampion kurse ata nga ku u nisën?

Legjendë!

Isha në Kroaci kur i bënin pyetje gazetarët kroat: a do ta drejtoje Kosovën si selektor?

Bllazhevic: me gjithë dëshirë, nëse kan nevojë e ju duhem unë pranoj me gjithë zemër!

Blazhevic: njerëz nëse doni të dini se si përkrahet skuadra e zemrës ejani në Prishtinë ku stadiumi me 20 mijë ulse mbushet me 30-40 mijë shikues!

Foto e fundit janë para disa ditësh me djalin e tij në Zagreb!

Tri herë pati kancer, nga dy fitoi të tretin nuk mundi ta mposhtë sepse i kaloi në metastazë!

Shkruan: Valon KURTAJ

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply