Lajthi në mjaltë, kombinimi special kundër sëmundjeve

0
76

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale sigurisht vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit.

Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive. Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor.

Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, AgroWeb.org ju siguron se i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.

AgroWeb.org raporton se studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli. Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve. Sipas kërkimeve, ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Mënyra e përgatitjes së Mjaltit me Lajthi

Vendosni një tigan në vatrat e sobës në ngrohje të ulët dhe shtoni lajthitë. Lërini të piqen në temperaturë mesatare për 5-10 minuta duke u siguruar që të mos digjen. Ky proces do të heqë disa nga lëkurat e jashtme të lajthive.

Hiqeni nga vatra e zjarrit tiganin dhe lërini lajthitë të ftohen. AgroWeb. org ju këshillon që kur të ftohen mund t’i hidhni në një peshqir dhe t’i fërkoni për t’i hequr plotësisht cipat me ngjyrë kafe. Por edhe nëse ato mbeten nuk përbën asnjë problem.

Hidhini lajthitë në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar. Vendosini lajthitë dhe mjaltin në shtresa të veçanta në kavanoz. Rreth 2 shtresa lajthi, më pas një shtresë mjaltë derisa të mbushet plotësisht ena juaj duke u siguruar që lajthitë të jenë të ngjeshura mirë në mjaltë.

Siguroni mirë mbylljen e kapakut, dhe ruajeni kavanozin në një vend të ftohtë të errët deri në 12 muaj. Një lugë gjelle në mëngjes ose dy duke shtuar edhe darkën para gjumit, janë çka ju duhet për një organizëm në formë. Këtë kombinim mund edhe ta përfshini edhe tek kosi apo drithërat tuaja dhe funksionon më së miri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here