Muhamet Shalaj, avokati i njohur nga Prizreni që synon një ulëse në Kuvendin e Kosovës

0
1943

Rrugëtimin e tij politik e ka filluar në Nismën Socialdemokrate përkrah Fatmir Limajt e Zafir Berishës. Në çdo betejë politike ai ishte pranë liderit të Nismës, duke i dhënë mbështetje të fuqishme.

Bëhet fjalë për avokatin shumë të suksesshëm nga Prizreni, Muhamet Shalaj. Ardhja e tij në familjen e Nismës Socialdemokrate ishte vlerësuar si prurje shumë me vlerë, i cili kishte kontribuar shumë edhe në zgjedhjet e fundit lokale e ato të përgjithshme.

Shalaj kohë më parë ka punuar si profesor i lëndëve juridike në njërën prej shkollave të mesme në Prizren, për të vazhduar angazhimin e tij edhe si ligjërues i lëndës “Klinika Juridike” pranë Universitetit “Ukshin Hoti” në kuadër të një projekti të organizuar e udhëhequr nga USAID.

Ai rrjedhë nga një familje e arsimuar dhe patriotike, ndërsa nuk ka munguar edhe në shumë projekte të ndërlidhura me profesionin e tij.

Shalaj është i bindur se Nisma Socialdemokrate me liderin e saj, Fatmir Limaj do të korrin sukses të madh në këto zgjedhje, duke besuar se edhe vet do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme që pritet të dal nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Ndryshe prej herave tjera, Nisma në Prizren kësaj radhe ka vendosur kryesisht për kandidatë të rinj, duke besuar në rritjen e votave edhe në nivel vendi./04 Online

Leave a Reply