Haradinaj: Qeveria urgjentisht të nis përkrahjen për prodhuesit vendor

0
291

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kërkesën e tij që Qeveria e Kosovës të nis përkrahjen për prodhuesit dhe eksportuesit vendorë.

Haradinaj thotë se kjo kërkesë e tij vjen pasi që Qeveria duhet të marr veprime konkrete për të ndalur thellimin e deficitit të bilancit tregtar, përmes përkrahjes direkte të prodhuesve dhe veçanërisht eksportuesve vendor.

“Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për Tregtinë e Jashtme të Mallërave në Kosovë, për muajin mars 2021, tregojnë për rritje të deficitit tregtar në shkallë 45.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti i cili në marsin e kaluar ka qenë 219.9 milionë euro, në marsin e këtij viti ka arritur në 320.7 milionë”.

“Thellimi i mëtutjeshëm i raportit të tregtisë së jashtme në disfavor të eksportit, është rrënim i atyre pak të arriturave të deritashme dhe kthim i ekonomisë së Kosovës në pikën zero”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply