Grabitje në pompën e derivateve në Suharekë

0
391
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se të mërkurën në ora 04 e 30 minuta në Suharekë ka ndodhur një grabitje, transmeton IndeksOnline.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në lokal dhe i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat po hetojnë rastin.

Leave a Reply