Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se opozita duhet të jetë ajo që duhet të bëhet gati për zgjedhje. Kurti tha se ai është “gjithmonë gati”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti sot para mediave.
Ai foli edhe për refuzimin për takim nga krerët e LDK-së dhe AAK-së, teksa tha se ka qenë e rëndësishme që të diskutohet agjenda legjislative meqë ka shumë marrëveshje ndërkombëtare që kanë mbetur pezull.
“Për mu ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, ka thënë Kurti sot.
Kujtojmë se të hënën Kurti është takuar të hënën me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Zgjedhjet e parakohshme ishin temë e diskutimit në një takim dy orësh mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ishte i vetmi lider opozitar që i shkoi Kurtit në darkën e punës, në të cilën kishte ftuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdxihiku dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj. Që të dy kishin refuzuar ftesën.
Pas dakordimit të hënën, me liderin e opozitës Memli Krasniqi, se vendi duhet të shkojë shpejtë në zgjedhje të reja, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sërish i interesuar që të takohet edhe krerët e LDK-së e AAK-së. Këtë radhë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja. Ftesë për takim për çështjen e njëjtë, Abdixhikut dhe Haradinajt, të hënën u bëri edhe kryetari i PDK-së.
Kurti tha se tha se zgjedhjet e ardhshme janë çështje muajsh dhe shprehi gatishmërinë që të diskutojë edhe me partitë tjera opozitare. Shefi ekzekutivit përmendi dy afate- pranverën dhe vjeshtën. /Reporteri