“Kanë mbetur edhe dy ditë”, Krasniqi i bën thirrje qytetarëve që të kryejnë procesin e regjistrimit

0
135

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se bashkë me familjen e tij këtë javë kanë përfunduar procesin e regjistrimit të popullsisë, për të cilin tha se ishte i lehtë dhe me rëndësi për vendin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Krasniqi thotë se përmes regjistrimit të popullsisë do të kemi të dhëna të vlefshme.

“Nëse ende s’e keni bërë, ju ftoj që të shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.

Përmes regjistrimit të popullsisë, ne do të dijmë saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët tanë anekënd vendit – por edhe në mërgatë.

Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat.

Andaj, nëse ende s’e keni bërë, ju ftoj që të shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here