Kurti në Sofje për Forumin Ekonomik të Vjenës

0
170

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për në Bullgari.

“Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Kurti do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal””, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Zyra e Kryeministrit thotë se me këtë rast, Kurti “do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here