“Do të ishim budallenj po ta shisnim”, Bayerni i mbyll dyert e largimit për Luis Diaz

0
31

Bayern Munichu nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Luis Díaz, pavarësisht zërave të shumtë që e lidhin sulmuesin kolumbian me një transferim te Al Hilal në Arabinë Saudite.

Për këtë ka siguruar drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, i cili i ka hedhur poshtë krejt spekulimet.

Ish-futbollisti i Liverpoolit konsiderohet si lojtar mjaft i rëndësishëm i gjigantit bavarez pas një sezoni fantastik që e kaloi.

“Do të ishim budallenj nëse do ta shisnim Luis Díaz, apo jo?”, u shpreh Dreesen për magazinën gjermane “Kicker”, përcjell “Gazeta Express”.

Numri 1 i klubit gjerman shtoi se Bayerni është plotësisht i fokusuar te sezoni i ri dhe se nuk e ka ndërmend ta dobësojë skuadrën.

“E kemi një skuadër fantastike, sinqerisht. Tani le ta nisim sezonin dhe të fillojmë të shënojmë gola”, deklaroi ai.

Me këtë qëndrim, Bayerni i jep fund, të paktën për momentin, aludimeve për një largim të Luis Díaz, ndërsa Al Hilal pritet të kërkojë alternativa të tjera në treg.

Dreesen e konfirmoi edhe qëndrimin e Michael Olise, për të cilin spekulohej se e kërkonte Real Madridi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here