Dëmtohet rëndë në stërvitje, a do ta blejë PSV lojtarin e Barçës?

0
107

Lajm i keq për Sergino Dest, i cili do të duhet të qëndrojë për pak në infermieri. Të paktën kështu ka bërë të ditur klubi i tij aktual, PSV Eindhoven, në një postim në rrjetet sociale.

Lojtari i kombëtares amerikane me origjinë holandeze, i lindur në vitin 2000, i cili po kalonte një sezon shumë të mirë deri tani pas vështirësive të vitit të kaluar kur luante për Milanin, është dëmtuar dhe nuk mund të japë kontribut për skuadrën e tij në këtë fund sezoni.

Gjatë stërvitjes, të shtunën, Dest pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që do mbajë jashtë për një periudhë të papërcaktuar, por të vlerësuar si “mjaft të gjatë”.

Sezoni ka mbaruar, pra, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse PSV do të ushtrojë të drejtën për blerjen e kartonit të futbollistit./SS

Leave a Reply