Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Tahir Sinanit në luftërat për çlirim, duke e cilësuar atë si një luftëtar që ishte në vijën e parë të frontit.
“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë të frontit, sypatrembur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, ka shkruar Haradinaj.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid02dk4W3Mngammjcp8q8cLKnuQV26x84C7CwGFdYHkeyxeRpf7W3xS4NZbxmZbAzYhFl&show_text=true&width=500














































