Stafi akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” realizon mobilitet në Universitetin e Amasyas

0
89

Stafi akademik dhe udhëheqës i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren realizoi mobilitet në Universitetin e Amasyas, Republika e Turqisë, në kuadër të programit të shkëmbimit dhe mobilitetit ndëruniversitar.

Gjatë qëndrimit në institucionin pritës, pjesëmarrësit u pritën nga udhëheqja e Universitetit të Amasyas: Rektori, Prof. Dr. Ahmet Hakkı Turabi, Prorektori, Prof. Dr. Murat Kurt, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Osman Akbaş.
Në këtë mobilitet morën pjesë:
Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë
Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore
Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë
Prof. Asoc. Dr. Esen Spahi Kovaç
Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, Prodekan i Fakultetit Ekonomik
Ass. Milot Krasniqi, Shef për Mësim në Fakultetin Juridik

Përveç aktiviteteve të parapara në programin e mobilitetit, gjatë takimit me udhëheqjen e universitetit pritës u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e mobilitetit të stafit akademik dhe të studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, si dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurimit të cilësisë dhe të zhvillimit institucional.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e mobiliteteve të radhës në të dyja drejtimet.

Universiteti “Ukshin Hoti” shpreh mirënjohje për mikpritjen e Universitetit të Amasyas dhe rikonfirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e dimensionit ndërkombëtar të veprimtarisë akademike, në dobi të stafit dhe studentëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here