Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Putini

0
105

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Economist Impact në Prishtinë, është pyetur edhe për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur të gjitha benefitet që serbët e Kosovës i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ka thënë se Kosova dëshiron integrimin e serbëve.

Kryeministri ka thënë se Republika e Kosovës s’ka probleme me serbët që jetojnë në Kosovë por me politikën zyrtare të Beogradit që asnjëherë s’është distancuar nga Sllobodan Millosheviqi dhe Vladimir Putini.

Kurti ka thënë se Kosova duhet të jetë republikë demokratike e qytetarëve dhe jo e ndarë mbi baza etnike.

“Kosova është republikë demokratike. Kemi të drejta për minoritetet shumë të avancuara. Ka dhjetë vende rezervë në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe. 17 % e anëtarëve të Kuvendeve komunale në gjithë Kosovën janë serbë. Bashkëpunojnë mirë. Kam ministrin Nenad Rashiq, kam tre zv.ministra dhe duam integrimin e serbëve. Po shqiptarët janë pothuajse 93 % e popullsisë, por kemi edhe pakicat e tjera që duam t’i respektojmë. Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë. Duam të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve dhe jo në baza etnike. Nevojitet të bashkëpunoj rinia dhe biznesmenët”, ka thënë Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here