Kurti: Koalicionet e sotme në Prizren nga frika kundër LVV-së dhe Haskukës

0
453

Kryeministri i vendit dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, i ka komentuar marërveshjet e arritura të tre subjekteve politike në Prizren, në përkrahje të kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj.

Koalicionet joparimore që po ndodhin janë koalicione të frikës nga VV-ja dhe kryetari Haskuka dhe kjo më së miri do të shihet më 14 nëntor. Ne po bëjmë gjithçka që balotazhi të shkoi në mënyrë të qetë, demokratike, të ndershme dhe të vazhdojmë me zgjedhje shembullore, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, gjithashtu i ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilat sipas tij ndërlidhen edhe me Kosovën, sepse Serbia vazhdon me aspirata hegjemoniste dhe nacionaliste pas humbjeve që i shkaktoi asaj politika e kriminelit, Sllobodan Millosheviq. Këto komente ai i bëri të mërkurën me rastin e inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Vlashnje të Prizrenit./TvPz

Leave a Reply