Kur qytetarët e shohin që nuk ka korrupsion, janë të gatshëm të paguajnë tatime

0
203

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në forumin e bizneseve të diasporës që po mbahet në Prishtinë.

Në këtë forum, Kurti u tha se ka biseduar Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Kjo është paraqitja e parë e tij pasi është kthyer dje në Kosovë, pas një vizite 20 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër.

“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje me MCC-në për investim mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, tha ai.

Tutje ai tha se interesat ekonomike të Kosovës i ka prezantuar edhe në Davos të Zvicrës.

“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%. Kemi pas po ashtu rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai, raporton EO.

Leave a Reply