Kujdes me përdorimin e aspirinës tek fëmijët

0
76

Përdorimi i aspirinës tek fëmijët në kurimin e gripit ndikon në dëmtimin e trurit dhe të mëlçisë.

Nuk duhet harruar se virusi i gripit është një virus ngjitës dhe çdo vit 3-5 milion persona ndikohen nga ai në të gjithë botën. Gripi ngjitet më shumë me anë të kollitjes.

Virozat më të shpeshta vihen re gjatë Dhjetorit dhe Janarit. Zakonisht preken fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe personat mbi moshën 65 vjeç, të cilët kanë sëmundje kronike. Shenjat e gripit janë temperatura e lartë, kolla, dhimbja e kokës, lodhja. Gripi mund të kalojë për një javë por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda deri në vdekje.

Specialistët mendojnë se përdorimi i antibiotikëve gjatë periudhës së gripit është shumë i dëmshëm. Përdorimi i tyre mund të hapë probleme serioze.

Gjëja e vetme që mund të bëni gjatë gripit është të qetësoni ankesat e të sëmurit. P.sh nëse ka dhimbje koke atëherë të marrë një qetësues, nëse ka temperature të bëhen përpjekje për uljen e saj. Është shumë e gabuar mënyra e kurimit të gripit me anë të antibiotikëve.
Edhe përdorimi i aspirinës nuk këshillohet.

Fëmijët duhen mbajtur larg aspirinës gjatë periudhës së gripit. Fëmijët që marrin aspirinë mund të kenë dëmtime të trurit dhe mëlçisë. E rëndësishme është që i sëmuri të qetësohet, të pushojë dhe të forcohet rezistenca e trupit. Dhe të mos harrohet konsumimi i bollshëm i lëngjeve sidomos tek fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here