Kryeziu i PDK-së fajëson bashkëpartiakët se heshtën ndaj akuzave të Gecit (VIDEO)

0
333

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nijazi Kryeziu, njëherit ish-këshilltar i Kadri Veselit, po fajëson bashkëpartiakët për heshtje karshi akuzave që sot bëri deputetja e LDK-së, Marigona Geci për vrasjet e pasluftës.

Kryeziu thotë se e gjithë ajo çfarë sot e tha Geci, është skenar i përgatitur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, formë të cilën e përdorin kur gjenden në vështirësi identiteti, njofton Klan Kosova.

”Ditët e fundit LDK prapë e ka kthyer këngën e vjetër – atë të akuzave dhe të viktimizimit në emër të vrasjeve të pasluftës të cilat gjithmonë përdoren nga Lidhja Demokratike në momentet kur ajo ka krizë të identitetit, dhe kur ka humbje siç qe rasti i humbjes në Podujevë”.

”Mua më ka shqetësuar heshtja e Grupit Parlamentar të PDK-së. Madje kam informata që disa deputetë të PDK-së, kanë qenë edhe të revoltuar përbrenda grupit sepse është dashur të bëhet një reagim”.

”Në Hagë nuk po gjykohen individë, por po gjykohen pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo nuk i bënë kjo mirë Kosovës, ose është koha që LDK të vendos komplet si strukturë të shkojë vet e të dëshmojë dhe ta marrë përgjegjësinë”.

”PDK-së i ka munguar debati i brendshëm në këtë çështje, dhe mendoj që kanë gabuar shefi i Grupit Parlamentar dhe të gjithë deputetët”.

Ai shqetësimin e tij e ndërlidh me disa informata ku pohon se deputetët e PDK-së, mund të jenë shantazhuar, njofton Klan Kosova.

”Sot nuk e di, por më ka ngjarë Grupi Parlamentar i PDK-së, si të ishin të shantazhuar nga dikush. Dhe mendoj që nuk na ka hije ne si PDK, kjo heshtje. Është dashur të flas dikush nga Grupi Parlamentar i PDK-së. Ose pas seancës dikush të dalë me një konferencë”.

”Ky skenar është tepër i vjetëruar dhe nuk i bënë hajr LDK-së, dhe nuk mund të struket pas humbjeve të një pas njëshme”.

”Nuk e kisha lëshuar debatin në individë, është skenar i LDK-së. Ju e dini që të gjithë zyrtarët e LDK-së, që kërkojnë identitet në fazat, në zgjedhjet që na presin përpara, goditjet më të mëdha ua bëjnë krerëve të luftës dhe rolin e viktimës gjatë dhe pas luftës e luajnë shumë mirë vetëm për të fituar vota”.

”Duke filluar prej Vjosa Osmanit e cila është ngritur duke e akuzuar Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe komandantët e luftës. E kemi Anton Qunin, ministër dhe kemi të tjerë ministër të Financave dhe Ekonomisë, të gjithë i ke ngriten dhe bëjnë zhvendosjen e vëmendjes dhe të elektoratit sepse nuk janë të zot me i zgjidh problemet”.

”Sot as pa PDK-në, s’munden ta zgjidhin as problemin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”.

Cila do duhej të ishte përgjigjia e PDK-së karshi akuzave të tilla që po bënë LDK-ja?

”Kemi pasur propozim ne vitin e kaluar: Le të themelohet një Komision Hetimor i pavarur profesional dhe le të hulumtojnë profesionistët, por jo politika ditore dhe politika javore.  Sepse ushtarët e luftës çlirimtare nuk kanë çka të fshehin. Lufta UÇK-së ka qenë e pastër”.

”Ata që janë sot në Hagë, nuk kanë çka të fshehin. Lufta është e drejtë dhe mos të luhet sot”.

”LDK nuk janë të sinqertë”.

”Le të dalin e të thonë se të gjithë shqiptarët e dinë që LDK nga ’98-ta ka themeluar një ‘Komision për Hulumtimin e Krimeve’, por në dokument të shkruar nuk dihet për cilat krime sepse thuhet vetëm ”krimet’”’.

”Nuk dyshoj në profesionalizmin e Bedri Hamzës, por , sot – i ka munguar lidershipi i Grupit Parlamentar të PDK-së. LDK sa herë që kemi fushatë, apo ngjarje vendimtare, dalin në televizione dhe trumbetojnë viktimën dhe akuzojnë”.

Leave a Reply