Kryeministër, mos e përdorni komunitetin e aftësisë së kufizuar për të bërë politikë

0
760

Duke parë zhvillimet që po bëhen në Kuvendin e Kosovës, pash që sot në pikat e rendit të ditës u votua edhe një ” Vendim ” për punësimin e personave me aftësi të kufizuara!

I nderuar Kryeministër po me dhimbseni në qfarë niveli keni arrit, po ua bëj me dije që ajo se qfarë u votua sot, është e rregulluar me Ligjin 05/L-078 dhe është zbatuar në kohën kur ka qenë Kadri Veseli kryetar i Kuvendit të Kosovës, pra dmth që janë punësuar persona me aftësi të kufizuara, por pas atij punësimi asnjë qeveri tjetër nuk ka implementuar atë ligj dhe fatkeqësisht e vërteton faktin që tek ne Ligjet janë aq të mira në letër por fare pak të zbatuara.

Ju lutem Kryeminister të keni kujdes me komunitetin e aftësisë së kufizuar dhe nuk duhet të na ” përdorni neve ” për të bërë politikë për konsum ditor, ku në vend që të nxjerrni vendime të tilla që janë vetëm në bazë të Ligjit në fuqi, do të ishte më mirë që ju të filloni të jeni shembull dhe të implementoni këtë ligj.

Shkruan: Egzona HOXHAJ – Asambleiste në Asamblenë Komunale të Prizrenit, pjesë komunitetit me aftësi të kufizuar

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply