Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër

0
112

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.

”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi.

Ai tutje shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke.

”Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Oher Kurti e ka pranaur një rrugëtim të ri për Kosovën, une nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur mendoj që ai e ka kthy gabimisht rrugën e Kosovës, në një rrugëtim me shumë të panjohura, ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke”, tha Krasniqi.

Ai ka komentuar edhe fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Krasniqi ka thënë se ky proces ka filluar me vonesë e arsyeja kryesore sipas tij, është se Kryeministri Albin Kurti po heziton të përballet me të vërtetën sepse ”gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”.“Kurti e di që Kosova po shpopullohet e dinë se këtu kanë mbet 1.500.000 banorë numër ky që mund të zvogëlohet, Kurti i dinë të gjitha këto. Ai po heziton të ballafaqohet me një të vërtetë të madhe se gjatë qeverisjes së tij janë larguat mbi 200.000 qytetarë”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka ftuar Kryeministrin, Albin Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se ai nuk është i gatshëm për zgjedhje.

Krasniqi deklaroi se ”Në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeministër”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.

Krasniqi në RTV21 ka kritikuar punën e ministrave në Qeverinë Kurti duke thënë se nuk mund t’i quaj praktikantë pasi që ata janë të paaftë.

” E para kanë mungesë të vizionit për ekonominë e vendit tonë, e dyta nuk kanë asnjë projekt të rëndësishëm i cili do ishte shpenzues i madh i buxhetit dhe ndikues i zhvillimit, dhe e treta janë të paaftë, i kanë quajtur në fillim praktikantë unë kam qenë i rezervum me ju thonë praktikantë çdo herë për një arsye të thjeshtë sepse praktikantëve u jep mundësi 6 muaj ose një vit për tu mësuar për punë, këta janë të njëjtit sikur në fillimet e veta edhe pas 2 vite e gjysëm e tri, këta janë paaftë jo praktikantë”, tha Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, kjo u bë e ditur nga Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

”E para e punës ne nuk do të votojmë në Kuvend e Kosovës asgjë që sjellë kjo Qeveri. Ne nuk do ta votojmë këtë buxhet”, tha Krasniqi.

”Vërtetë nuk kemi dashur që ta politizojmë as grevën e minatorëve, por është e trishtë t’i shohim të ngujuar në horizontet 800 metra nën tokë minatorët e Kosovës e të na sillen në kokë pamjet e para më shumë se 30 vjet, nuk do duhej me ardh deri këtu pavarësisht kërkesave”, tha Krasniqi.

Ai tutje tha se i ka bërë kërkesë Kurtit që t’i takojë minatorët dhe t’i respektojë.

”Kurtit i kam bërë kërkesë që t’i takojë e t’i respektoj e t’i dëgjojë sepse nuk është a arsyeshme që qindra minatorë të rrezikohen sot për shkak të një militanti partiak”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, duke folur për kushtet e Policisë së Kosovës tha se Qeveria duhet të reflektojë pasi që do ketë grevë pas greve, teksa shtoi se në kohën kur PDK-ja ishte në pushtet Policisë ua ka rritur pagat përmbi 100%.

”Ne jemi që 4 vite në opozitë, ne ua kemi rritur pagat përmbi 100% kanë qenë shumë të vogla”, tha ndër tjera Krasniqi.

Ai tutje shtoi se Qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e çdo kategorie që janë para nje krize sociale dhe ekonomike.

”Sot është koha që kjo Qeveri këto institucione t’i marrin seriozisht policët, por jo vetëm policët, por t’i marrin seriozisht të gjitha kategoritë që janë para një krize sociale dhe ekonomike”, tha Krasniqi.

Protesta e Njëjësisë Speciale sipas tij, ishte e dhimbshme.

”E kam parë me dhembshuri para të gjitha sepse ka qenë fotografia që nuk kisha dashur ta shohim kurr aq më shumë kurrë vetëm disa javë pas zhvillimeve në veri të vendit ku pikërisht njësia speciale e intervenuese ishin heronjtë të linjës së parë”, tha Krasniqi ndër tjera, teksa shtoi se Njësia Speciale i ka dhanë Kosovës një fitore të një beteje të rëndësishme kundër terrorizimit dhe sulmit agresiv ndaj Kosovës.

Krasniqi tutje shtoi se ne çdo situate ne veri ka një garë kush po bën fotografi me policë.

”Kemi fjalë e gojën plotë në mbështetje të Policisë, në çdo situate në veri ka një garë kush po bën fotografi me polic kush po i poston e po thur[ lavde, nuk i duhen atyre lavde më shumë sesa që i kanë marrë pre popullit te vetë, ata duhet të kenë kushte”, tha Krasniqi.

Krasniqi ndër tjera shtoi se “Nuk është në rregull që të kemi njësi elite të nivelit botëror e të paguhen me 600 ose 650 euro”.

Leave a Reply