Futbollistja kosovare e Beshiktashit, Donjeta Halilaj, ka shokuar derbin turk me Fenerbahçen të hënën, me një gol të pazakontë.
Ajo arriti të vidhte topin nga duart e portieres dhe realizoi gol që në fund u pranua nga gjyqtari.
Fenerbahçe po fitonte 3:1, kur në minutën e fundit erdhi goli i çuditshëm.
Halilaj ia hoqi topin me kokë nga duart portieres dhe më pas goditi për rezultatin përfundimtar 3:2.
Të gjitha lojtaret kundërshtare u ankuan te gjyqtari, por ai mbajti vendimin për gol.