Konfirmohet! Pogba e mbyll me United, PSG nis punën për afrimin e francezit

0
276

Në fund të kontratës së tij me Manchester United, Paul Pogba duket më pranë se kurrë Paris Saint-Germain, ndërsa merkato e verës është shumë afër.

“Siç duket, Pogba nuk do ta zgjasë kontratën me Manchester United. Më shumë gjasa ai mund të mos jetë më atje sezonin e ardhshëm”,-tha Ralf Rangnick, trajneri i Manchester United, në konferencë, duke konfirmuar se 29-vjeçari nuk do jetë më pjesë e klubit pas përfundimit të kontratës.

E njohur për afrimet e lojtarëve të mëdhenj, por me parametra zero, PSG-ja është lajmëruar për situatën e francezit te “Djajtë e Kuq” dhe interesi nga parizienët është më i lart se kurrë.

Mediet franceze raportojnë se Paul Pogba prej kohësh është një nga objektivat e PSG-së që tashmë ka mundësinë për ta pasur lojtarin e United.

Tani mbetet për t’u parë nëse Leonardo, në kërkim të përforcimeve për mesfushën e tij këtë verë, do ta fitojë Pogban./SS

Leave a Reply