Komuna e Prizrenit do t’i mbështesë financiarisht këto biznese të dëmtuar nga pandemia (LISTA)

0
560

Komuna e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të përfituesve nga subvencionet për bizneset që janë dëmtuar ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19.

“Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka shpallur listën përfundimtare të përfituesve nga thirrja publike të datës 12.10.2020 për bizneset, veprimtaritë e të cilëve kanë qenë të ndaluara në përiudhën mars-qershor 2020 nga Republika e Kosovës me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit COVID-19 apo kanë pësuar rënie të theksuar të aktivitetit ekonomik si pasojë e këtyre masave.
Prej 1,467 aplikimeve, 1116 biznese kanë plotësuar kriteret e caktuara në thirrje dhe janë shpallur përfitues. Këtu mund të gjeni njoftimin për listën e përfituesve:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/12/Njoftim_Lista-perfundimtatare-e-perfituesve-te-subvencioneve-per-biznese.pdf?fbclid=IwAR084xryR4SVkp40IkGRaGlueKVUUjW7M2QhGiIMFHjb4DMVpqjXtWSeK48

𝗩𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗰𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗲̈ 𝘁𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺, 𝗸𝘂 𝗺𝗲 𝗽𝗶𝗸𝗲̈ 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘁 𝗾𝗲̈:
• Kanë qenë të drejtuara nga gratë
• Kanë qenë të drejtuara nga të rinjtë nën moshën 35 vjeç
• Kanë pasur të punësuar të paktën 50% gra
• Kanë pasur qarkullim vjetor në vitin paraprak nën 30,000€
• Kanë qenë të vetëpunësuar (1 apo 2 të punësuar)
• Kanë qenë veprimtari e ndaluar gjatë periudhës Mar-Qershor
• I takojnë veprimtarisë (HoReCa, Artizanate, Turizëm).
Ndërkaq, 333 aplikime janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e caktuara në thirrje dhe 18 aplikime kanë qenë gabimisht të dorëzuara për këtë thirrje.
Listën e aplikimeve dhe ankesave të refuzuara mund të gjeni këtu:
𝗔𝗿𝘀𝘆𝗲𝘁 𝗲 𝗮𝗽𝗹𝗶𝗸𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝘂𝗮𝗿𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/12/Njoftim_Aplikimet-dhe-Ankesat-e-refuzuara-te-thirrjes-per-subvencione-te-bizneseve.pdf?fbclid=IwAR0AcKLhZ_AcVphkhbfHj5Hq1WauRI0wbl_UXxadFitEYulgKbCnuqi8Mkw

• Biznesi i takon njërës nga veprimtarive të lejuara në periudhën Mars-Qershor 2020 (Furrë, Market, Barnatore, apo Tregti me Derivate)
• Biznesi nuk ka qenë aktiv para fillimit të pandemisë
• Biznezi nuk është i regjistruar në Komunën e Prizrenit
• Biznesi është i regjistruar gjatë pandemisë
• Biznesi nuk ka pësuar rënie të aktivitetit ekonomik gjatë periudhës Mars-Qershor 2020 në krahasim me vitin 2019 (bazuar në qarkullimin nga ATK të dorëzuar në aplikim)
• Biznesi ka obligime komunale të pashlyera (Tatim në Prone & Mbeturina) deri në fund të vitit 2019
• Aplikim i dyfishtë nga personi njëjtë
• Biznesi ka qenë përfitues i subvencioneve të tjera të Komunës së Prizrenit në vitin 2020
• Aplikacion i paplotësuar (Mungesë të dy apo më shume dokumentash të kërkuara për aplikim)
• Biznesi është kontraktues i Komunës së Prizrenit
• Biznese nuk ka sjellë dokumentet e kërkuara gjatë plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për ekzekutim të pagesës.
Për më shumë informacione mund të klikoni në:

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fkk.rks-gov.net%2Fprizren%2Fcategory%2Fsubvencione%2Fsubvencione-per-biznese%2F%3Ffbclid%3DIwAR2rNrdqTrLKtdLtS0RQ4kexEK25CyxBID47URswIS1j5z1or1_C8bvvif0&h=AT19BM11kcd7WwsRlAK0bs498J9W41VcW8jirrNp0iNRGlgMfVTXOz1n12sYZwj-XJzBR4jXO4bLy8UDs_D7WzBL154vyVmwbbyo21FY5tKW8FyJ6MZm92fFQ12d9oia65A&tn=-UK-R&c[0]=AT2XNpoJLqAj6f7mFHRQA7WrhfOyvhcEdg9k6uxfu3I9-L3aB4Kh5aocjR5O9yklOWAOEnxmwDYxap0mXt8iaYX3ZzMehPlWYybiNlIhd93HT2-p-9qSQ_KPIDnSnxaaPlyYW7jTLKf6vm0CRGhT7iNQYzIlUjzt99t_rLf0Y9H04Is

“. thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply