Klubi i Atletikës “Prizreni” fiton 16 medalje në Kampionatin Individual të Kosovës për Senior

0
653

Klubi i Atletikës “Prizreni” ka fituar 12 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë në Kampionatin Individual të Kosovës për Senior.

“Sot më, 19.09.2022 përfundoi dita e dytë e Kampionatit Individual të Kosovës për Senior.
Klubin e Atletikës “Prizreni” i u shtuan edhe 2 medalje të arta dhe një e argjendët. Bilanci përfundimtar i medaljeve, 12 të arta, 3 të argjendëta dhe 1 e bronzët, gjithsej 16 medalje:
Sara Susuri – U – 20 e para në 200 dhe 400 m. 57.95 rekord personal,
Armel Qovanaj – U – 20 i pari në 100 m.,
Emine Jenuzi – U – 18 e para në 100 m., e dyta në 200 m. dhe e treta në 400 m.,
Leard Halimi – U – 20 i pari në flakjen e shtizës,
Melike Ipqi – seniore e para në flakjen e shtizës,
Veteranët:
Adnan Tahiri – veteran M – 55 i pari në gjyle, shtizë dhe disk,
Nexhat Hoxhaj – veteran M – 65 i pari ne gjyle, idyti në shtizë dhe disk,
Skender Gashi – veteran M – 65 i pari në 3000 dhe 5000 m.
Në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku , trajnerëve Bajram Duja dhe Adnan Tahiri urime dhe suksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

Leave a Reply