Kjo është renditja e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit

0
341

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtiti.

Partia e Lidhjes Demokratike e udhëhequr nga Isa Mustafa do të garojë me numrin 132, kurse ajo e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, në këto zgjedhje hyn me numrin 127.

Gjithashtu, Nisma Socialdemokrate do ta kërkojë besimin e qytetarëve me numrin 121.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje do të ketë numrin 134.

Ndërkaq, Partia e Ramush Haradinajt do të ketë numrin 135 në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Më poshtë gjeni renditjen e partive të tjera në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit:

Partia Rome e Kosovës do të ketë numrin 117.

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës do të ketë numrin 123.

Lëvizja për Bashkëveprim do të ketë numrin 116.

Kolicioni VAKAT do të ketë numrin 113.

FJALA do të ketë numrin 138.

NIsma Socialdemokrate do të ketë numrin 121.

Iniciative e Re Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 111.

Srpska Lista do të ketë numrin 119

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më 2 shkurt pritet zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Leave a Reply