‘Këta punojnë fshehtë me serbët’ – Haradinaj për Qeverinë Kurti

0
200

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se policia e Kosovës është tërhequr nga veriu qysh kur Kurti është kthyer nga Bratisllava.

Haradinaj deklaroi se Vetëvendosje ka komunikim të fshehtë me Listën Serbe për Lajmi. Sipas tij kjo mund të shihet nga veprimet paraprake të lirimit të të arrestuarve serbë me akuza për terrorizëm madje e edhe komunikimi i fundit që iu doli nga skandali ”Zdravo’.

“Policia janë tërhequr edhe më herët. Kurti që nga Bratisllava e ka tërhjek policinë nga veriu dhe prezencën policore, kujdesin policor, por e ka bërë fshehtas opinionit. Sikurse e dini ka ndodhur lirimi i atyre që ishin arrestuar si kryeses të veprave të dhunshme ose terroriste siç u quajshin e deri tek ajo që dul në shesh, pra komunikimi i fshehtë që e ka Vetëvendosje me Listën Serbe, pra komunikimi i Kusarit. Aty flasin për çka po di me i mashtru qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, për lajmi.net

Më tutje ai deklaroi se shumica e zhvillimeve në Serbi, mund ta kenë kornizën në Serbi.

“Nëse ja kanë fsheh Kosovës atëherë një komunikim të tillë, atëherë kjo është dëshmi që ata punojnë fshehtë dhe kjo është dëshmi që shumica e këtyre zhvillimeve mund ta kenë një kornizim diku, pra në Serbi”, tha ai.

Leave a Reply