Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave në 67,81 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.Sipas rezultateve preliminare të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43 për qind të votave, duke siguruar rreth 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21 për qind të votave, apo 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta me 17.6 për qind, që përkthehet në 20 ulëse.E, Aleanca ka siguruar tetë deputetë, me 7.16 për qind të votave.
Nga numërimi i deritanishëm i votave për kandidatët për deputetë, rezulton se në Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK nuk pritet të ketë ndryshime në listat fituese për shkak të kuotës gjinore, e cila kërkon që së paku 30 për qind e deputetëve të jenë të gjinisë femërore.Lista e Vetëvendosjes përbëhet nga: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedoni, Shqipe Mehmeti-Selimi, Ilir Kërçeli, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Ardian Gola, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Rufki Suma, Armend Baloku, Edona Llalloshi, Artane Rizvanolli-Berisha, Mefail Bajqinovci, Taulant Kelmendi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli-Dalipi, Krenare Çerkini, Arjeta Fejza, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj, Blerim Gashi, Armend Muja, Dimal Basha, Adriana Matoshi, Jeton Raka, Adelina Grainca, Enver Haliti, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Labinotë Demi-Murtezi, Agim Bahtiri, Valon Hoti, Fatmire Kollçaku, Arsim Ademi dhe Ejup Ahmeti.
Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës figurojnë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama, Elmi Reçica, Jakup Nura, Besa Kabashi-Ramaj, Altin Krasniqi, Eman Rrahmani, Fadil Demaku, Bekim Haxhiu, Artan Behrami, Blerta Deliu-Kodra, Kosovare Murseli, Adriatik Berisha, Ariana Musliu-Shoshi dhe Eliza Hoxha.Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën e përbëjnë: Vjosa Osmani-Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku-Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj, Shkëmb Manaj, Paris Guri dhe Jeta Statovci.
Ndërkohë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë bërë të ditur më herët se nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit.
Qytetarët e Kosovës votuan për herë të dytë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi partitë politike nuk arritën ta zgjedhin presidentin e vendit.Megjithatë, pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte dukshëm më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.














































